Emisioni investigativ Fiks fare transmetuar një ditë më parë në Top Channel ka zbuluar se si Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar një tender për blerjen e disa medikamenteve në fund të vitit 2024 me fitues të paracaktuar.

Bëhet fjalë për një fond prej 9.3 milion euro nga ku 8.5 milion ishin paracaktuar për të kaluar në arkën e një kompanie farmaceutike.

Gazetarët e Fiks fare kanë risjellë në vëmendje se në QSUT ka mungesa të theksuara barnash bazike aq sa pacientet e shtruar detyrohen të lënë shtratin e te dalin për t’i blere ato ne farmacitë përreth spitalit

Ndërkohë që 8.5 milion euro janë dhënë për të blerë 4 medikamente që i shërbejnë vetëm një numri të vogël pacientësh.

Në agjencinë e Prokurimit Publik këto tendera janë publikuar me flamur të kuq pasi prokurimi është zhvilluar me një konkurrent të vetëm. Konkurrenti i vetëm që mori pjesë në këtë garë të shpallur fitues  nga Ministria e Shëndetësisë dhe që fitoi mbi 90% të buxhetit që kjo ministri vuri në dispozicion të Qendrës Spitalore Universitare për të mbuluar nevojat e saj me medikamente .

Ministria justifikohet duke thënë se numri i pacientëve që përfitojnë kurim nga ky tender i referohet kërkesës dhe argumentimit nga shërbimet përkatëse pranë qendrave spitalore. Por Ministria nuk sqaron se perse duhen  blere barna me te shtrenjta  ndërkohë që ekzistojnë edhe alternative te tjera te cilat kushtojnë edhe me pak.

Gazetarët e emisionit Fiks fare kanë ngritur edhe pyetje të tjera që zbardhin të vërtetat e këtij tenderi me fitues të paracaktuar.

Top Channel