Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e dhunshme në Kuvend.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’, BE rikujton misionin e parlamentit, në funksion të rolit të tij. Mes të tjerash BE thekson rëndësinë e dialogut mes palëve, opozitës dhe maxhorancës.
Reagimi i BE
Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.
Ngjarjet e dhunshme Kuvend janë dënuar dhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe ajo Britanike, por dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë.