
Tirana dhe Bylisi morën një barazimit 2-2 plot polemika në kryeqytet, duke e lënë të hapur luftën për mbijetesë, pas një ndeshje ku ndodhën të gjitha, që nga penalltitë me VAR deri tek tërheqja nga fusha në formë rebelimi për gjykimin.
Bardheblutë ishin më kërkues në startin e ndeshjes, por golin e gjetën të parët ballshiotët, të cilët realizuan me Arli Përgjonin. Tirana arriti të barazonte me një Përgjoni tjetër që shënoi në minutën e 40, por këtë herë ishte Florjani.
Në pjesën e dytë, ishte skuadra e Shkëmbit që kaloi e para në avantazh, pas një penalltie të akorduar me VAR. Kjo e rriti shumë tensionin dhe shkaktoi polemika. Drejtuesit e skuadrës ballshiote tërhoqën ekipin nga fusha e lojës për disa minuta, por vendosën të rikthehen sërish. Pas golit nga pika e bardhë të realizuar nga Zharmuni, Bylisi reagoi shpejt dhe gjeti barazimin me Ilieskin, duke çuar rezultatin në 2-2, i cili nuk ndryshoi deri në fund, ndonëse rastet nuk munguan.
