Ka nisur protesta për vrasjen e e 8-vjeçarit Mateo Vasiu më 16- nëntor të vitit 2021.
Protesta ka nisur në para dyerve të paraburgimit të Vlorës, aty ku po mbahet dhe vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News familjarët tentojnë të shembin portën dhe të futen brenda.
Ndërkohë ata mbajnë pankarta në duar, ku shkruhet “Kërkojmë drejtësi”
Ata kanë nisur mbledhjen e firmave që Çalamani të varet, ndërsa ditën e sotme në orën 10:00 familjarët e Mateos do protestojnë përpara paraburgimit të Vlorës ambient ku mbahet i burgosur Klodian Çalamani.
Klodian Çalamani e vrau duke e goditur me kazmë në kokë e më e pas e varrosi në oborrin e banesës 8 vjeçarin Mateo Vasiu, pamja e fundit e të cilit do të mbetet kjo xhiro me biçikletë.