Fikja e mikrofonit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e Kuvendit ka sjellë agravimin e situatës mes deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Albana Vokshi me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj.
Kjo e fundit i fiku mikrofonin Berishës duke i thënë se koha e tij për të folur përfundoi, ndërsa deputetët demokratë i kërkuan që t’i shtonin liderit të PD minutazhin e tyre.
Felaj kundërshtoi ndërsa Flamur Noka shkoi drejt foltores ku ndodhej Sali Berisha. Në këtë moment ka ndërhyrë Garda e Republikës.