Deputeti Flamur Noka ka goditur me shishe uji në Kuvend Taulant Ballën, teksa ky i fundit po fliste nga vendi.

Balla po i përgjigjej Sali Berishës për akuzat e këtij të fundit, ndërsa në ato momente Noka iu afrua me shpejtësi duke e goditur me shishe.

U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi Nokën nga Kuvendi.

O Sali dëgjo këtu dëgjo. Llogaritë që bëre për Veliajn janë dyshime. Jepi përgjigje popullit ku i ke gjetur ti, ku i paguar 500 mijë euro në Londër te zyra avokatore që mbrojnë kriminelët serbë kundër UCK. Thuaji içik shqiptarëve meqë akuzon Ulsiun. Apo tu kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe i the Ulsiut. PS ka vendosur të ketë standard, çdo person që përballet me drejtësinë avokatin duhet ta paguajë vetë”-ishte fjala e Ballës.

Nuk mund ta merrni fjalën, nuk mund të godisni me mjete të forta është e turpshme, lista po e merrte fjalën sipas radhës, nëse doni sherr , s’mund të vazhdojë më kalojmë në proces votimi”-u shpreh Spiropali para se të ndërpriste seancën.

Top Channel