Presidenti i SHBA Donald Trump po mban fjalën e tij në Parlamentin izraelit.

Trump u shpreh se arritja e marrëveshjes nuk shënon vetëm fundin e luftës dhe terrorit, por edhe nisjen e një periudhe shprese jo vetëm për Izraelin por për rajonin.

Presidenti amerikan shtoi se 20 pengje janë kthyer sot në shtëpitë e tyre

Trump: “Nder i madh të mblidhemi në një ditë gëzimi, një ditë ku falenderojmë Zotin. Pas 2 vitesh të tmerrshme, 20 pengje me kurajë u kthyen pranë familjeve. 20 anëtarët të familjeve po kthehen në shtëpi, gjatë kësaj periudhe me luftë sot qiejt janë të qetë, sirenat kanë pushuar dhe toka e Izraelit dhe rajonit është në paqe falë Zotit. Ky nuk është vetëm fundi i luftës, por undi i një epoke terrori dhe fillimi i një kohe shprese për Izraelin dhe gjithë rajonin”.

PAMJET/ Tensione në Parlamentin e Izraelit, Trump shpall fundin e

Por fjalimi i presidentit amerikan do të ndërpritej për disa çaste, pasi deputetë të parlamentit izraelit mësynë drejt foltores, por përplasja fizike u shmang falë ndërhyrjes në kohë të forcave të sigurisë, që bënë të mundur izolimin dhe largimin e tyre nga salla.