Tension dhe përplasje ka pasur paraditen e sotme përpara bashkisë së Durrësit ku banorë të pallateve të dëmtuara dhe të pariparuara nga tërmeti kanë ardhur për të takuar kryebashkiaken. Sipas tyre kanë një vit pa marrë bonusin e qirasë dhe kjo i ka shkaktuar probleme, pasi po i nxjerrin jashtë.
Ndërkohë të pranishëm kanë qenë edhe efektivë të policisë dhe autoambulanca.
Banorët kanë thënë se kanë probleme ekonomike dhe e kanë të pamundur ta përballojnë jetësën.
