Lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Marija Zakharova, ka deklaruar se situata është duke u përkeqësuar, sepse Kosova dëshiron që ta shtrijë kontrollin në gjithë territorin.
“Është e qartë se ngjarjet janë duke u zhvilluar sipas skenarit, nga keq në më keq“, tha Zakharova.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë pretendon se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është vetmja garanci që të respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë.