Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të depozitojë kërkesë pranë Sekretariatit të Etikës, me qëllim që të merren masa për deputetët demokratë Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Grupi i deputetëve të PS-së pretendon se zonja Hoti dhe z Doda kanë penguar zhvillimin normal të seancës parlamentare.  Kujtojmë se dje demokratja Elda Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se ishte benzinë. Gazetari Ergys Gjencaj dha detaje për kërkesën e Partisë Socialiste.

Ergys Gjencaj: PS ka bërë kërkesë që pritet të depozitohet pranë Sekretariatit të Etikës, që të merren masa për deputetët e PD Elda Hoti dhe Petrit Doda. Grupi Parlamentar i PS pretendon se ketë dy deputetë kanë penguar zhvillimin normal të seancës.

Zonja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që sipas zonjës Spiropali ishte benzinë. Ekspertët morën mostrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme. Një grup parlamentarësh socialistë kanë firmosur për marrjen e masave për zonjën Hoti dhe zotin Doda.

(Balkanweb)