Qindra trupa amerikane elitë pritet të mbërrijnë në pjesën juglindore të Polonisë të dielën, pranë kufirit me Ukrainën, pas vendimi të marrë nga Presidenti Joe Biden për të diskoluar 1700 ushtarë atje, mes frikës së një pushtimi të Ukrainës nga Rusia.
Trupat e Divizionit 82 të këmbësorisë, të specializuara për sulme nga ajri, pritet të mbërrijnë në aeroportin Rzeszoë-Jasionka. Komandanti i tyre është gjeneral major Christopher Donahue, i cili ishte ushtaraku i fundit amerikan që u largua nga Afganistani më 30 gusht.
Presidenti Biden ka urdhëruar trupa shtesë amerikane që të dislokohen në Poloni, Rumani dhe Gjermani për t’u treguar aleatëve dhe kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara angazhimin e Uashingtonit ndaj krahut lindor të NATO-s, mes të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Divizioni mund të dislokohet me shpejtësi brenda 18 orëve e të kryejë sulme me parashutë për të marrë kontrollin e objektivave kryesore. Divizioni me bazë në Fort Bragg të Karolinës së Veriut daton prej vitit 1917.
Më herët gjatë javës, avionët amerikanë sollën pajisje logjistike në përgatitje për mbërritjen e divizionit në aeroport, i cili ndodhet rreth 90 kilometra nga kufiri Poloni-Ukrainë.
Ushtarët polakë kanë punuar më parë me divizionin amerikan në misione në Irak dhe Afganistan, sipas Major Przemyslaë Lipczynski, zëdhënës i Divizionit të 18-të të ushtrisë polake.
Rreth 4,000 trupa amerikane janë vendosur në Poloni që nga viti 2017, duke ndjekur një cikël rotacioni