Nga Beogradi, kryeministri Edi Rama gjatë një konference me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se dialogu është e vetmja rrugë sa i takon dy vendeve dhe tensioneve të muajve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama shtoi se duhet dakordësi për planin franko-gjerman. Ndërkohë Rama tha se zvarritja e asociacionit në komunat me shumicë serbe është një gabim strategjik.
“Rruga e vetme, për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve, por rruga e dialogut dhe arritja e dakordësinë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Duhet hapur rruga e arsyes dhe pastaj të kalohet në procesin e dialogut. Ne jemi mësuar të kuptojmë se nuk nuk mund të biem dakord me të gjithë, por të mos na pengojë të bëjmë më të mirat për rajonin tonë, për një proces bashkëpunimi dhe paqeje”- u shpreh Rama.