Sot në veri të vendit u rriten tensionet pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilëve sot iu desh të fillonin punën në objektet përkatëse komunale.
Megjithë rezistencën nga qytetarët serbë, kryetarët arritën të hyjnë nëpër komuna, duke u asistuar nga Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili me anë të një postimi në Twitter.
Kryeministri i vendit shkruan se Serbia shprehet e shqetësuar, dhe se këto akte nuk tregojnë vullnet për stabilitet në rajon, si dhe respektim të marrëveshjes së asosacionit.