Ka përshkallëzuar protesta për rritjen e çmimeve në Korçë. Deputeti i Rithemelimit të PD, Edmond Spaho është përplasur me efektivët e policisë.
Protesta e qytetarëve të Korçës nisi paraditen e sotme, ndërsa ka pasur edhe bllokim të rrugëve. Revoltës së qytetarëve i janë bashkuar edhe dy deputetë të grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho dhe Serina Koti.
Në një moment, Spaho është përplasur me policët. Sakaq, qytetarët e Korçës ka paralajmëruar vijimin e protestave.Kjo është dita e tretë e protestave në vend. Sot, protesta në Tiranë do të vijojë sërish në orën 17:00 përpara Kryeministrisë, ndërsa ditën e nesërme është paralajmëruar më masive. /abcnews.al