Protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria drejt Parlamentit për të vijuar mobilizimin e tyre kundër qeverisë Rama, në një demonstrim që po shënon pjesëmarrje të gjerë qytetare.
Para godinës së Kuvendit, mijëra qytetarë janë mbledhur për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre, duke theksuar rëndësinë e reagimit qytetar dhe të zërit publik në një shoqëri demokratike.Prania e qytetarëve është e shumtë, ndërsa protestuesit kanë ndezur flakadanë dhe po qëndrojnë përballë kordonit policor.
Nga ana tjetër, policia ka ndërhyrë sërish duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, duke rritur më tej tensionin në zonë. Situata mbetet dinamike, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme.






