Mikhail Zorin 24-vjeç me pasaportë ruse i cili së bashku me dy shtetas te tjerë që u arrestuan nën dyshime për spiunazh dy ditë më parë janë duke qëndruar në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë në Elbasan.

24 vjeçari ka qenë i gjakosur pasi në përpjekje për të humbur gjurmët ka rënë në një zonë me shkurre çka i ka shkaktuar dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu ABC mëson nga burime brenda grupit hetimor se 23-vjeçari është shumë i  prerë në bisedat e kryera me anëtarët e grupit hetimor. Ai cilësohet si shumë inteligjent dhe këmbëngul se është turist.

Të njëjtat burime i thanë se 24-vjeçari është i arsimuar dhe ka ka kryer studimet e larta për kimi. Gjithashtu burime nga drejtoria e policisë Elbasan pohuan se 23 vjeçari kishte ditë i pa ngrënë dhe u ka kërkuar ushqim punonjësve të policisë.