Një shtetas shqiptar i moshës 37-vjeçare është arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese italiane pasi është kapur me 37 pako të mbushura me lëndë narkotike.
Ajo që ra në sy të hetuesve është mbështjellja e lëndës narkotike me natriban dhe me imazhin e narkotrafikantit meksikan ‘El Chapo’.
Shqiptari u pikas nga efektivët e një patrulle në shërbim dhe i shtoi dyshimet e policëve italiane në momentin që tentoi të largohej me vrap.
Brenda makinës në posedim të tij, efektivët gjetën 37 pako kanabis dhe 2,800 euro ‘cash’.

Faxweb.al
