Një shtetas polak ka tentuar të nxirrte nga Shqipëria, 23 700 euro, pa i deklaruar. Si pasojë, ai po procedohet penalisht nga policia në Qafë-Thanë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 23 700 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 45- vjeçari (shtetas polak).
Sekuestrohet shuma e parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në dalje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin polak A. K.
Gjatë kontrollit u gjetën 23 700 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
