Policia e Kolonjës ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë një shtetas i cili kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19 vjecare. Shtetasi me inicialet N. H., banues në Ersekë u arrestua për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Po ashtu Policia ka arrestuar në flagrancë i shtetasin A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”.

U proceduan penalisht shtetasi S. T., 57 vjeç pasi gjatë djegies të disa mbetjeve ka shkrumbuar 17 koshere bletësh në pronësi të dikujt tjetër dhe shtetasi L. B., 51 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin kamion tip ”Volvo”, 18 m sterë lëndë drusore pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq filluan procedimin penal për shtetasin S. T., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas ka djegur disa mbetje dhe zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke u përhapur në parcelën ngjitur në pronësi të shtetasit T. R., ku janë djegur 17 koshere bletësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin kamion tip ”Volvo”, 18 m sterë lëndë drusore pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.