Një 58- vjeçar është arrestuar pasi ka sulmuar një nga punonjësit e doganës në Morinë.

Policia njofton se Azem Kovaçi ka tentuar që të shmangë kontrollin në automjetin e tij, duke goditur me grusht në fytyrë një nga doganierë.

Pas kontrollit në automjet iu gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Njoftimi:

Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.