Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Seman, në zonën e quajtur Fermë-Çlirim.
Sipas raportimeve, një automjet tip “Opel” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi ka devijuar lëvizjen për të shmangur përplasjen me një tjetër automjet.
Fatmirësisht, drejtuesi nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Një mjet karrotrec ka larguar automjetin e dëmtuar për të lehtësuar trafikun në zonë./vizionplus.tv






