Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier.

Në tentativë për të vjedhur, një 47-vjeçar i identifikuar si Ilir zarka, ka humbur jetën, pasi gjysma e trupit i kishte ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi te fëmijët e tij.

Ai tregon se gjitoni që përkujdeset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

GEAM Sh.p.k