Leonard Luzi, që akuzohet për organizimin e vrasjes së Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në gusht të vitit të kaluar, ngjarje e mbetur në tentativë, është arrestuar në Spanjë.
Për 47-vjeçarin, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
47-vjeçari akuzohet se më 8 gusht 2023, kishte organizuar vrasjen e Matodashajt dhe Hajrullasë, në bashkëpunim me Amarildo Nikollin (Xhanej), Muharem Koroveshin (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejnon.