Tenton t’i japë fund jetës duke u hedhur në ujrat e liqenit të Pogradecit, shpëtohet nga një kalimtar i rastit një grua. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 tek ish Turizmi,ku një shtetase ka hyrë në liqen dhe ka tentuar ti japë fund jetës.

Sipas policisë kjo shtetase e shpëtuar nga një kalimtar është transportuar në spitalin e Pogradecit jasht rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes por paraprakisht dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pogradec/Informacion paraprak.

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, në liqen, dyshohet se ka tentuar të vetëmbytet shtetasja V. V., 69 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila u dërgua për mjekim në spital. Nga të dhënat e para, dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)