Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë me para.
Të pestë shtetasit kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë policia i bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën.
