Një 27 vjeçare ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në spitalin “Përparim Tepelena” në Tepelenë. Policia njofton se e reja, punonjëse në spital, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e spitalit “Përparim Tepelena”, një 27 vjeçare, punonjëse në këtë spital, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 27-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia./abcnews.al