Mbi 800 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1.500 të tjerë u plagosën nga një tërmet që goditi Afganistanin lindor, njoftuan autoritetet të hënën.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar mes rrënojave.

Sipas raportimeve të para, vetëm në një fshat janë gjetur 30 viktima, por shifrat e sakta nuk janë mbledhur ende, pasi bëhet fjalë për një zonë të thellë malore me fshatra të shpërndarë.