Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.
Fatmirësisht, kanë qenë të lehta dhe kanë zgjatur shumë pak, duke mos shkaktuar dëme, raporton korrespondenti i Top Channel, Klodian Zhivani.
Sipas të dhënave, tërmeti ka pasur magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, me epiqendrën në Malësinë e Madhe. Lëkundjet janë raportuar edhe në Ulqin, Tuz dhe Podgoricë.
