Një material filmik ku gjeneralë të Ushtrisë Shqiptare, janë përgjuar teksa diskutojnë në një mbledhje vendimarëse për fatin e bazës detare të Limionit në Sarandë dhe mënyrën e shkarkimit të Admiralit, Artur Meçollari, është dorëzuar sot në ambjenjtet e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Bëhet fjalë për 5 orë filmim, ku Gjeneralët kryesorë të Ushtrisë janë përgjuar me zë dhe figurë, teksa marin vendime të orientuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Me kërkesë të vetë oficerëve të BKH-së, materiali filmik është dorëzuar nga avokati Arben Llangozi, i cili bëri publik prezencën e kësaj video, ku përmendet nga Bardhyl Kollçaku në atë kohë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, që më pas u bë Deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit.
Llangozi ka dorëzuar CD-në me materialin filmik dhe njëherësh ka dhënë shpjegime të detajuara mbi përmbajtjen e videos dhe denoncimin publik që bëri tre ditë më parë, lidhur me rastin në fjalë.
Për këtë çështje për më shumë se 3 vite me rradhë, SPAK ka hapur një dosje penale, ku në qëndër të hetimit janë Gjeneralët kryesorë të Ushtrisë dhe ish-ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Megjithëse ka kaluar disa vite nga hapja e kësaj dosje hetimore, SPAK, ende nuk ka konkretizuar këtë çështje, qoftë me vendim dërgimi në gjyq por qoftë dhe me vendim pushimi.
Tani pas dorëzimit të këtij materiali filmik prej 5 orë diskutim në mbledhje, pritet hetimi të përparojë edhe më tej.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1850831395785120%2F&show_text=0&width=560