Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është shënuar pas mesnate në Greqi.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 01:14 në zonën detare mes ishujve Nisuro dhe Tilo në Dodekanisa. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 14.4 km dhe 24 km në jugperëndim të ishullit Nisuros.
Sipas sizmiologëve, ka pasur një veprimtari sizmike muajin e kaluar në këtë zonë ndaj konsiderohet si tërmeti që është pasuar nga lëkundjet e mëparshme.Nuk ka pasur dëme në ishujt pranë epiqendrës së tij për shkak se është zonë detare, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë Greqinë juglindore.
Top Channel