Melburni u trondit të dielën nga tërmeti më i madh që ka goditur qytetin australian në më shumë se një shekull duke lëkundur ndërtesa, megjithatë me dëme të vogla.
Tërmeti me magnitudë 3.8 goditi periferinë veriperëndimore të Sunbury në orën 23:41 me orën lokale në një thellësi prej 2 kilometrash, sipas agjencisë Geoscience Australia.
Adam Pascale, krye-shkencëtari në Qendrën e Kërkimeve të Sizmologjisë me bazë në Viktoria, tha se tërmeti ishte më i madhi brenda 40 kilometrave nga Melburni që nga një tërmet me magnitudë 4.5 ballë në vitin 1902.
Geoscience Australia tha se kishte arrë më shumë se 21,000 raporte për tërmetin, me valë tronditëse që janë ndjerë deri në qytetin Bendigo, rreth 150 kilometra në veri të Melburnit dhe deri në jug deri në Hobart në ishullin e Tasmanisë
Melburni në prill e kaloi Sidnein duke u bërë qyteti më i populluar i Australisë dhe shumë prej 5.8 milionë banorëve të qytetit u zgjuan të hënën me një përrallë për të treguar.
“Ndihesha sikur një aeroplan u rrëzua pranë shtëpisë sime apo diçka tjetër”, tha një banor, sipas degës së CNN 7Neës.
“Unë jam në katin e 70-të në Kullën Eureka dhe e gjithë ndërtesa u lëkund disa metra,” tha një tjetër banor i Melburnit në Tëitter, duke iu referuar një rrokaqiell në qendër të qytetit, raportoi Sky Neës Australia degë e CNN.
Byroja e Meteorologjisë e Australisë tha në Twitter se nuk kishte kërcënim për cunami nga tërmeti, megjithëse shërbimet e urgjencës paralajmëruan për pasgoditje të mundshme në një deklaratë në Facebook.
Shumica e tërmeteve ndodhin në Unazën e Zjarrit të Paqësorit , ku shtrihen vullkanet më aktive në botë dhe ku ndodhin dridhjet ndërsa pllakat tektonike shtyhen kundër njëra-tjetrës.
Tërmetet nuk janë aq të zakonshme në Australi, megjithëse kontinenti përjeton aktivitet sizmik për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike. Në vitin 2021, Victoria përjetoi një tërmet me magnitudë 5.9 që shkaktoi disa dëme të vogla strukturore në Melburn, pavarësisht se goditi gati 200 kilometra larg.
/abcnews.al