Pak çaste më parë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, por dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Lëkundjet zgjatën për disa sekonda, ndërsa deri në këto momente nuk raportohen për pasoja në jetë njerëzish apo dëmtime në banesa.

SIPAS EMSC, magnituda ka qenë 4.7 i shkallës Rihter, ndërsa ende nuk dihet me saktësia epiqendra e tërmetit. Nga pamjet e para shihet se njerëzit në Tiranë kanë dalë në rrugë, ku dhe ndjenja e frikës tek ta është prezente.

IGJEUM: Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.