Një tërmet ka ndodhur në juglindje të ishullit të Kretës në Greqi.
Tërmeti që ka qenë 3.5 ballë, i shkallës Rihter.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti e ka epiqendrën e tij në zonën detare që është 67 kilometra në jug dhe në lindje të Zakros në Lasithi.
Thellësia fokale e tërmetit është 11 kilometra. Lëkundjet u regjistruan nga sizmografët 14 minuta pas orës 19:00 të së premtes.
Nuk raportohet për dëme materiale deri në këto momente.
