Rreth 1150 bimë kanabisi u gjetën nga policia gjatë kontrolleve në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë.
Bimët u konstatuan disa ambiente të përshtatura për kultivim gjatë operacionit policor të koduar “Territor i pastër”,.
Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./abcnews.al
