Erion Murataj PSD

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të së premtes, 25 prill, në një pikë karburanti në zonën e Stavroupoli në Selanik.

Dy persona rreth orës 01:30 të mëngjesit, me fytyrë të mbuluar, kanë hyrë në pikën e karburantit në rrugën Lagada dhe duke kërcënuar me thikë punonjësin, kanë marrë një shumë parash nga kasa dhe janë zhdukur.

Sipas informacioneve të ERT-së, shuma që ata kanë marrë shkon nga 200 deri në 300 euro.