Home TEKNOLOGJI Tesla do të hapë giga-fabrikën në Berlin ditën e premte

Tesla do të hapë giga-fabrikën në Berlin ditën e premte

43

Giga-fabrika e Tesla për prodhimin e makinave elektrike dhe qelizave të baterive në Berlin pritet që të nisë nga puna me prodhimin e Tesla Model Y brenda disa javësh, ndërkohë që miratimi final për hapjen e fabrikës pritet të vijë ditën e premte.

Një raportim ekskluziv nga agjesia gjermane e lajmeve, Tagesspiegel zbuloi se miratimi final është tashmë i pashmangshëm, dhe pritet që Tesla të organizojë një delivery-event gjatë fundit të muajit mars, pasi dhe Elon Musk do të fluturojë drejt Gjermanisë në këtë periudhë. Besohet se gjatë këtij eventi rreth 30 klientë do të marrin çelësat e makinave të reja të tyre.

Edhe pse miartimi final nuk është marrë ende, fabrika ka prodhuar disa Model Y, por prodhimi i makinave për konsumatorë nuk do të fillojë deri sa ky miratim të merret.

Hapja e Giga Berlin është një hap tepër i rëndësishëm për prodhuesin e makinave elektrike, pasi aktualisht makinat Tesla duhet të eksportohen nga Kina në drejtim të Evropës.

Përgatitjet për prodhimin zyrtar të makinave elektrike në Berlin kanë nisur prej kohësh, dhe shumë rreshta me Model Y janë të parkuara rreth mureve të fabrikës, ndërkohë që Tesla teston metodën e re të prodhimit me makineritë e quajtura “Giga Press”, të cilat do të ulin kostot e prodhimit, peshën dhe kompleksitetin.