Në 2016, Tesla tregoi se makinat e saj do të prodhohen me të gjithë hardware-in e nevojshëm për të arritur aftësinë e Full Self Driving në të ardhmen përmes update-imeve të software-it. Me sa duket ata kanë gënjyer deri më tani. Kompjuteri Nvidia që fuqizonte hardware-in e mëparshëm të drejtimit automatik nuk gjeneronte mjaftueshëm energji llogaritëse, dhe prodhuesi i makinave e rifreskoi këtë kompjuter dy herë.
Versioni i fundit, i quajtur FSD Computer, fuqizohet nga një proçesor i dizenjuar nga Tesla që prodhohet nga Samsung. Tesla u shpreh shumë qartë duke thënë se ata besojnë se kompjuteri i ri do të jetë në gjendje të përballojë shërbimin Full Self Driving me update-ime të software-it në të ardhmen.
Megjithatë kompania deklaroi se nuk kanë në plan të ndalojnë në kapacitetin aktual të kompjuterit dhe se po zhvillojnë një gjeneratë të re të proçesorit të tyre.
CEO i Tesla, Elon Musk në një intervistë tha se qëllimi ishte krijimi i hardware-it të ri që do të rrisë sigurinë e makinave që drejtohen automatikisht, përmes “Hardware 4” ose “FSD Computer 2”. Për të arritur këtë qëllim, Samsung do të përdorë proçesorë 7 nanometër në fabrikën Hwasung.