Në qytetin e Pensilvanisë ditën e martë një Tesla Model S Plaid është përfshirë nga flakët në mënyrë të papritur, duke bllokuar për pak kohë drejtuesin brenda në makinë sipas departamentit të zjarrfikësve. Avokati i drejtuesit të makinës tha se makina “mori flakë në mënyrë spontane”.

Zjarrfikësit, të cilët ishin trajnuar më parë se si të vepronin kur makinat elektrike merrnin flakë, u shfaqën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u siguruan që zjarri të fikej plotësisht. Fatmirësisht, drejtuesi i makinës arriti të largohej dhe asnjë dëmtim nuk u raportua (përveç dëmeve materiale).

Versioni ultra i shpejtë Model S Plaid, që kushton $130,000, u prezantua gjatë muajit të kaluar nga CEO i Tesla, Elon Musk. Avokati i drejtuesit të makinës elektrike tregon se makina e klientit të tij ishte një ndër 250 të parat që u transportuan drejt klientëve.”Kjo është një situatë tepër e frikshme dhe tronditëse, pas të cilës duhet të fshihet një problem madhor. Hetimet rreth kësaj ngjarjeje janë ende në vazhdim, por ne i bëjmë thirrje Tesla-s të ndalojë shpërndarjen e këtyre makinave deri sa të dalin rezultatet përfundimtare.” tha ai.

Kohët e fundit marrja flakë e makinave Tesla ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, deri në pikën ku vetë Elon është detyruar të flasë publikisht rreth tyre. Megjithatë kompania i konsideron Tesla-t si më të sigurtat në botë falë ndryshimeve të përvitshme në Model S për të ulur riskun e zjarrit.

GEEK ROM