Mësuesit do  të futen në provim. Testi do te jetë ndërkombëtar dhe do të masë  njohuritë e arsimtarët në shkollat tona. Njëkohësisht do ti  krahasojë ato me mësuesit në  vendet europiane.   Bëhet fjalë për  vlerësimin për mësimdhënien “Talis” ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë.

“Ne po punojmë, në prill do të bëhet ky  vlerësim nderkombëtar”

Ministrja e Arsimit tregoi se përgatitjet kanë nisur gjatë analizës së maturës shtetërore  ku  foli dhe për  pissa  2022  rezultatet e   programit  që vlerësoi  njohuritë e 15 vjeçarëve në matematikë, lexim dhe shkencë ku Shqipëria  ra me 15 vende  krahasuar me  2018.  Sipas ministres nëj plan ambicioz është hartuar për të  përmirësuar rezultatet e nxënësve e që do të nisë zbatimin nga ky muaj.

“Dy janë drejtimet kryesore ku do të fokusojmë punën tonë. E para, nisja e procesit të rëndësishëm për ne, modernizimi i kornizës kurrikulare. E dyta është programi kombëtar për zhvillimin profesional të mësuesve, të cilin ne tashmë e kemi projektuar dhe do ta shpallim brenda muajit janar. Janë 4000 mësuesit të shkencave, gjuhës dhe TIK, të cilët do trajnohen përgjatë vitit 2024 në metodat efektive të mësimdhënies”

Sa i përket maturës shtetërore ministrja tha se do të forcohen masat për administrimin e procesit. Kalueshmëria në këtë provim vitin e shkuar  ishte 99%  ndërsa rezultatet më të lartë u arritën në gjuhë shqipe dhe letërsi më të ultat në matematikë./abcnews.al