Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja makabër e ndodhur në Berlin në mëngjesin e së dielës ku një 23 vjeçar shqiptar nga Kosova ka sulmuar me sëpatë 27 vjeçaren ukrainase derisa kjo e fundit ndërroi jetë.
Policia ndërhyri në rastin e rëndë duke qëlluar drejt shqiptarit që mbeti i vdekur në vend, ndërsa ende po kryhen hetime mbi këtë ngjarje të rëndë.
Gazeta shqiptare Bild, shkruan se përpara se të kryente krimin, i riu shqiptar kishte goditur me sëpatë dyert e tetë shtëpive të tjera përreth, ndërkohë që dyshohet se 23 vjeçari ka qenë nën efektin e drogës ose ka pasur probleme të shëndetit mendor.
“Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vend, një burrë po e godiste një grua me sëpatë, kështu që oficerët përdorën armën e zjarrit”, tha zëdhënësi i policisë Martin Dams në një deklaratë.
Siç raportoi Bild të martën (6 shtator), ka të dhëna se 27-vjeçarja është ukrainas dhe ka punuar si prostitutë. 23-vjeçarin, mediat e identifikojnë si shqiptar nga Kosova.
Veçanërisht tronditëse janë përshkrimet e fqinjëve, të cilët e panë atë me sëpatë në katin e nëntë dhe të dhjetë të ndërtesës. Mësohet se ai i ka thyer edhe ngrohëset me sëpatën e përgjakur.
“Ma goditi edhe derën time, pashë një djalë me pamje të çrregullt”, citon Bild njërin nga qiraxhinjtë në atë ndërtesë.