Në kuadër të Tetorit Rozë, gratë socialiste të Elbasanit kanë zhvilluar një takim ku në fokus, ka qenë diagnostifikimi dhe kontrollet periodike të kësaj sëmundjeje. Mamografia lëvizëse e cila tashmë ndodhet edhe në Elbasan, është një opsion lëhtëisht i mundshëm për nënat, motrat dhe gratë tona. Në këtë takim, nuk ka munguar pjesëmarrja e shumë grave të partisë socialiste të cilët njëzëri kanë bërë thirrje për kontrolle periodike të grave.
Në këtë aktivitet, ka marrë pjesë edhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Damian Gjiknuri, i cili i bëri thirrje të gjitha grave që të shkojnë të vizitohen, të kujdesen për veten e tyre, sepse në fund të fundit, çfarë rëndësie kanë para shëndetit gjërat e tjera. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, edhe një herë i bëri thirrje të gjithë grave dhe vajzave, që të kryejnë vizita në çdo kohë, pasi të gjitha kontrollet për sëmundjen e kancerit të gjirit tashmë ofrohen falas./egnatia news


