
Prokurori i përgjithshëm i Texas, Ken Paxton ka paditur Meta mbi përdorimin e shërbimit të saj të njohjes së fytyrës. Në dokumentet e prezantuara pretendohet se sistemi i etiketimit në fotografitë e publikuara në Facebook ka shkelur aktin Texas Capture or Use of Biometric Identifier (CUBI).
Prandaj, për këtë arsye, kërkon dëmshpërblimin financiar të dëmeve të kryera dhe ndalimin e përdorimit e paautorizuar të të dhënave të qytetarëve të Texas.
Kufizimet e CUBI që u miratuan në 2009, kërkonin që kompanitë të bënin një kërkesë të informuar para se të nisnin grumbullimin e të dhënave biometrike si gjeometria e fytyrës. Në padi tregohet se Facebook ka skanuar fotografitë e përdoruesve pa kërkuar lejen e tyre dhe kërkoi të shfajësohej me faktin është sistemi i etiketimit automatik ai që merret me këto të dhëna.
Një ndër zëdhënësit e kompanisë Meta është përgjigjur ndaj këtyre akuzave duke thënë se “këto deklarata janë pa asnjë meritë dhe ne do të mbrohemi në mënyrë të fuqishme”.
Megjithatë, zyra e prokurorit të përgjithshëm mbështet deklaratat se Meta ka grumbulluar të dhënat biometrike të milionë qytetarëve pa kërkuar për lejen e tyre më parë për qëllime reklamimi, dhe nuk arriti t’i shkatërronte ato në një kohë të arsyeshme. Dëmshpërblimi i kërkuar do të jetë $25,000 për çdo shkelje të CUBI dhe $10,000 shtesë për çdo shkelje të Texas Deceptive Trade Practices Art. Sipas The Wall Street Journal, kjo shifër mund të shkojë deri në qindra miliona dollarë.
