Tha se është i djathtë, po mbështeti Benet Becin dhe i shkoi në podcast, Luizi provokon pas takimit me Ramën (Mesazhi)
Këngëtari Luiz Ejlli, i cili edhe pse një mbështetës i kahershëm i demokratëve, edhe për shkak të rrethanave jetësore, si ish-dhëndër i Jozefina Topallit, tashmë duket gjithnjë e më pranë socialistëve në pushtet.
Pas mbështetjes publike në drejtim të Benet Becit në Shkodër, dhe pranisë në podcastin e kryeministrit Rama, fituesi i Big Brother, ka bërë ‘një koment në kuadër të lojës’.
Teksa poston foto me Ramën ai shkruan: Kë doni të largoni?
Një sfidë kjo në dukje për vetë Ramën, i cili gjatë bisedës me Luizin tha se me popullaritetin që kishte fituar nëse futej në zgjedhje me kreun e socialistëve, edhe mund të rrezikonte që ta fitonte garën.
Shumica e ndjekësve në profilin e vetë Luizit, në pyetjen ku ftohen të zgjedhin se kë duan të largojnë votojnë për Ramën, por padyshim që mendimi i tyre i shprehur në rrjet nuk ka vlerë, sa kohë që nuk zgjedhin në kutitë e votimit, njëherë në 2 apo 4 vite.