Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nisi turin e takimeve me qytetarë e biznese në Njësinë Administrative nr.4, ku shumë prej tyre i shprehën shqetësimin për kushtet ekonomike me të cilat përballe.

Gjatë bisedave  me qytetarët e kësaj njësie, Basha iu tregoi bizneseve dhe qytetarëve planin e tij qeverisës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Bizneset dhe qytetarët i thanë kryetarit të PD se situata ekonomike është shumë e vështirë dhe se biznesi po kalon ditë shumë të rënda. Ndërkohë që një prej qytetareve i tregoi Bashës së kishte shpenzuar 1 milionë e 800 mijë lekë për trajtimin e Covid në shtëpi, një pjesë të mirë të të cilave e kishte marrë borxh.

Qytetarja: Me një pension vetëm në këtë periudhë është e tmerrshme. Unë kalova dhe COVIDIN, e kalova shumë rëndë. Nuk pranova të shkoj në spital, se thash më mirë po vdes në shtëpi.

Lulzim Basha: Sa të shkoi fatura në shtëpi?

Qytetarja: Po më shkoi 1.800.000 mijë lekë, po.

Lulzim Basha: 1.800,000?!

Qytetarja: Dhe ku i kam marrë, si i kam marrë. Mirë që e kalova, faleminderit Zotit, por tani nuk më zë gjumi natën se ku do t’i marrë që t’i laj.

Lulzim Basha: Borxhin?

Qytetarja: Borxhin që kam marrë. Kjo është.

Lulzim Basha: Është një situatë shumë e rëndë, dyfish e rëndë. Pandemia ka dal jashtë kontrollit komplet, se nuk u mor asnjë masë. As testime, as gjurmim, as izolim.

Binzeset i thanë kreut të opozitës se njerëzit nuk kanë mundësi më të blejnë dhe për pasojë ka rënë xhiroja në maksimum. Madje ata thanë se edhe me lista nuk po japin dot më se nuk kanë mundësi pasi qytetarët nuk i shlyejnë dot detyrimet.

Lulzim Basha: I vetëpunësuar je?

Qytetari: Po i vetëpunësuar.

Lulzim Basha: Biznes yt?

Qytetari: Po!

Lulzim Basha: Sa kohë ke?

Qytetari: Po ne kemi shumë vite këtu. Shumë vite. Vështirësi nga më të ndryshmet. Kjo zonë ka qenë, investimi i vetëm ka qenë kjo rruga që është bërë në mandatin tuaj të fundit.

Lulzim Basha: Po, projekti i rehabilitimit në të gjithë zonën.

Qytetari: Ka që 20 vite me një fjalë që nuk ishte prekur fare. Kjo sikur i dha një çik kështu…

Lulzim Basha: Gjendja ekonomike copë-copë? Me lista je besoj, apo jo?

Qytetari: Me lista pak se edhe ne s’kemi mundësi të japim më, se…

Lulzim Basha: S’ke mundësi më?!

Qytetari: S’kemi mundësi. Edhe tjerët për shembull kur marrin çdo gjë duhet me lekë në dorë. Dhe çdo gjё vjen duke u shtrënguar.

Lulzim Basha: Ka rёnё pandemi mbi pandemi. 8 vjet kriza ekonomike pas andej pandemia, pastaj paratë qё kanё harxhuar pёr tё kuruar tё afёrmin dhe kudo qё shkoj nёpёr ushqimore, nё dyqane buke mё thonj njerëzit skanё mё as me ble ushqimet e ditё. Problemi kryesor ёshtё qё qeveria qё e ka detyra kryesore tё ndihmoj njerëzit nё koha tё tilla i ka lёnё vetёm tё gjithё.

Ka lёnё vetёm familjarët, ka lёnё vetёm pacientёt, ka lёnё vetёm bizneset, biznesin e vogël, ka lёnё vetёm biznesin prodhues dhe gjithё paratë e taksave tuaja qё keni prej ditё sё parё qё keni hap biznesin ti dhe gjithё kolegёt tuaj me gjoba, me fatura, me gjithçka, biznesi i madh, tё gjitha paratë i kanё marrё i kanё çuar nё xhepat e 10 oligarkëve. Tani unё tё garantoj qё me 25 prill me votёn tuaj kjo do tё ndryshojё.

Sepse ta dini nё Maqedoni po jepet paketa e 5-tё e ndihmës, dhe ne kishim parashikuar prej shtatorit i kishim kërkuar qeverisё qё bizneset e vogla ta ndihmonte me njё çek prej 1000 euro. Tё paktën tё paguanit gjёrat minimale, faturёn, sigurimet, faturat e dritave, sepse ne e dimё qё xhiroja juaj ka rёnё përtokë. Nё rastin mё tё mirё ka qenë gjysma e xhiros qё ka qenë para njё vitit.

Ndërsa dëgjoi problematikat e pafundme të biznesit dhe rrjedhimisht të qytetarëve të zhytur në krizë të thellë, Basha iu tregoi shqiptarëve edhe planin e tij përt të shpëtuar ekonominë nga gremina ku po e çon keqqeverisja e Edi Ramës në këto 8 vite.

Lulzim Basha: Gjёja e parё qё do tё bёhet ёshtё qё biznesi i vogёl do tё ketё njё paketё mbёshtetёse ANTI-COVID, atё qё i kemi kёrkuar ta bёnte dhe nuk e bёri do ta bёjmё ne realitet. Kjo ёshtё e para. E dyta me me paketёn tjetёr do tё bёjmё tё mundur qё tё gjitha kёto qё thuhen taksa e pronёs, shkollёs, ajo e tabelёs, çfarё vendos poshtё , tё pushtetit vendor tё kenё njё tavan mos tё kalojnё 0.5% tё vlerёs sё xhiros. Kush kalon mbi 0.5% tё xhiros sё pronёs nuk do tё quhet, pra nuk do ti pranohet pushtetit vendor qё ti marrё biznesit tё vogёl tarifa qё çfarё do lloji apo taksa qё shpikin siç ёshtё kjo e shkollёs dhe qё i bёjnё rrush e kumbulla se meqё tё bёjnё shkolla tё bёjnё sheshe nёpёr pallate por e rëndësishme është  që ju do keni një tavan.

E treta  dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje ke dera, e cila do të  ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati  që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy. Do lejoheni   të punoni  të lirë, pa frikë, pa ankth. Pak është e keqe situata  që ua rëndoi dhe më shumë gjendjen psikologjike. -Tjetra që  do bëjmë është do nxisim  sa është e mundur konsumi familjar, që do të thotë familjet që janë goditur nga pandemia po kështu do të ndihmohen  ekonomikisht.

Të gjithë ata që kanë bërë shpenzime, duhet të rimbursohen, do të ndihmohen ekonomikisht që të paktën të jenë në gjendje të paguajnë shpenzimet minimale  të bukës, se e dimë që ka. Çdo ditë shtohet lista e familjeve  që nuk paguajnë dot më bukën e gojës. Para se me hy këtu takova një zonjë pensioniste. Më tha kam harxho 1 milion e 800 mijë lekë për tu kuruar nga Covidi.

Shyqyr zotit ishte kuruar por, pensionin e kishte 260 mijë lekë. Pra është zhyt në borxh për tu kuruar dhe kjo është e padrejtë, është kriminale  sepse , shteti ka mundësitë ti ndihmojë këta njerëz, pensionistët, të papunët, njerëz me të ardhura të ulëta  dhe në fakt të gjithë ata  që detyrohen të shpenzojnë për tu kuruar në shpi nga covidi, në vendet e rajonit marrin ndihmë. I vetmi vend që s’ka dhënë ndihmë është ky. Pse ?!

Se ke një kryeministër që taksat  tuaja i ka bërë rrush e kumbulla. Kështu që po të  them që mundësitë ekzistojnë për ti ardhur në ndihmë biznesit të vogël, në këtë formë, me uljen e çmimit  të naftës  e cila do të reflektohet në të gjithë strukturën ekonomike  se duhet të reflektohet tek transporti, te prodhimet, te transporti  i të gjithë artikujve ushqimorë. Si do ta ulim? Do të heqim 240 lekë për litër që janë  taksat që  i kanë vendos këta  prej vitit 2014 në qoftë se të kujtohet. Pa diskutim. Po edhe masat e tjera  në veçanti për shtresat në nevojë. Fasha e ulët e energjisë për konsumin nën 300 kë/orë për muaj.

Do mundësoj që të kenë pak më shumë lek në xhepat  e tyre. Të gjitha këto masa do të çojnë  që lekët që sot  i marrin, ja merr qeveria , ja merr Edi Rama  dhe ja jep një grushti oligarkësh  do të jenë në fakt në xhepat e njerëzve. Do shpërndahen në xhepat e njerëzve, do mbeten në xhepat e njerëzve  dhe kjo do të nxisë të paktën një konsum   të artikujve minimalë ushqimorë dhe do të ndihet edhe tek biznesi i vogël. Kjo është masë stabilizuese.

Ajo që e nxjerr Shqipërinë nga kriza është plani jonë ekonomik, me anë të cilit ne do të mundësojmë që biznesi i vogël që është  shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare  por dhe biznesi prodhues. Biznesi i  madh  është motori i zhvillimit. Të jenë në gjendje, jo vetëm të kapërcejnë krizën por të fillojnë një cikël, një zgjim ekonomik të energjive duke hap vende pune, duke rrit të ardhurat e cila pastaj e fut të gjithë ekonominë në cikël pozitiv. Kush ka më shumë harxhon  më shumë. Dukë harxhuar më shumë edhe rritet konsumi, rritet biznesi, rritet mundësia juaj për të mbajt veten tuaj. Nesër ndoshta për të punësuar dikë tjetër. Jemi futur në një cikël negativ, ka 8 vite nuk është sot, ka 8 vite

Ne kemi bërë një marrëveshje që jemi gati ta nënshkruajmë me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël, para pandemisë se problemet tuaja s’kanё nisur me pandeminë, problemet tuaja janë të hershme, edhe të gjitha këto përpjekjet dhe makijazh jo hoqa taksat jo hoqa TVSH-në, vet i vuri vetë i hoqi para zgjedhjeve. 8 vite nuk mbajti asnjë premtim, energjinë e paguani më shtrenjtë, naftën e paguani më shtrenjtë, arbitrariteti, korrupsioni shtetëror është në maksimum, me një gjobë ju merr taksa sa për 10 vjet, apo jo, një gjobë

Të gjitha zotimet që kam marrë para jush do të bëhen realitet. Ajo pulla që ti e mban mend nga programi ajo do jetë në hyrje çdo biznesi të vogël dhe nuk do të shikoni shtetin me sy, sepse ju punoni nga mëngjesi deri në darkë me djersën e ballit dhe s’nxjerrin dot  bukën e gojës. Minimumi që shteti ka për detyrë është që mos t’ju bjerë në qafë. Dhe e dyta do të keni paketën e ndihmës anti-covid. Ky nuk e bëri ne do ta bëjmë realitet

Në radhë të parë t’jua heqim lakun nga fyti bashkë të gjithë në 25 Prill dhe pastaj të garantoj që do të keni edhe qeverinë edhe kryeministrin që do mendojë për njerëzit, do të mendojë për ju, s’do t mendojë për një grusht ortakësh të vet.

Kështu siç e ke mbyll dyqanin, kështu siç të ka ngecur puna ty, kështu ka ngec Shqipëria u bënë 8 vjet. Me 25 prill atë që e ka mbyll Shqipërinë siç e ka mbyll dyqanin tënd dhe  e ka lënë në baltë, do ta heqim dhe të gjithë bashkë do hapim biznesin, do të hapim punësimin.  Dhe për personat me aftësi të kufizuar do të kemi në veçanti një program që do ta kthejë të gjithë vendimmarrjen tek shoqatat tuaja që po ua pinë gjakun.

(E.K/Faxweb.al)