Grupi taktik i batalionit (btg) është një njësi e ushtrisë ruse e cila përbëhet nga rreth 800 trupa, ndonjëherë edhe më shumë, të cilët janë të pajisur me shumicën e armaturës, artilerisë dhe mbrojtjes ajrore që u nevojitet për të luftuar.
Kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2014, nxiti separatizmin midis rusishtfolësve në Donbas, në skajin lindor të vendit, dhe aneksoi Krimenë vetëm duke përdorur gjysmën e forcave të batalionit. Një vit më pas, kur ushtarët e saj në Donbas kishin nevojë për ndihmë, vendi dërgoi 10 grupe të batalionit (btg).
Tani ka 56 btgs ruse pranë kufirit të Ukrainës, sipas qeverisë së saj. Disa të tjerë vlerësojnë së ka vendosur mbi 70. Kjo është vendosja më e madhe e forcave ushtarake në Europë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Dhe vetëm Vladimir Putin mund ta vendosë se çfarë do të ndodhë.
Presidenti Joe Biden tha, më 19 janar, se ai mendonte se Vladimir Putin do të pushtonte Ukrainën dhe se duheshin ndërmarrë veprime të menjëhershme. Putin ka nnjë kulturë politike shumë ndryshe nga ajo e Biden, ku negociatat shpesh fillojnë me kërcënime dhe jo me përpjekje për të dialoguar.
Është për t’u habitur që, brenda Rusisë, ka shumë që nuk profetizojnë luftën, por mungesën e saj dhe megjithëse mungesa e luftës, siç mund të dëshmojnë studentët e Spinozës, nuk është e njëjta gjë me paqen, megjithatë do të sillte më pak rreziqe për Putin. Rusia nuk është i vetmi vend ku njerëzit nuk janë të bindur se lufta është shumë afër, raporton abcnews.al
Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, i ka thënë popullit se mobilizimi i Putin është një formë e luftës psikologjike dhe mënyra më e mirë pët ta kundërshtuar është duke qëndruar i qetë. Por me 23 janar, disa ambasada filluan të tërhiqnin diplomatët nga Kievi. Anëtarët e rinj të klasës së mesme po bëjnë plane emergjente për t’u larguar nga Kievi ose për të zhvendosur anëtarët e familjes në rajone më pak të rrezikshme.
Oleksiy Danilov, kreu i këshillit të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes të Ukrainës, këmbënguli më 25 janar se vendosja e trupave ruse nuk është asgjë e pazakontë dhe në datën 26 tha se pushtimi në shkallë të plotë do të ishte “i pamundur”.
Putin ka fituar kapital politik nga konflikti i armatosur më parë. Lufta në Çeçeni e cila filloi në vitin 1999 e ndihmoi atë të ishte në krye të vendit.Lufta në Gjeorgji, në vitin 2008, shënoi një nacionalizëm të ri dhe sfidues anti-nato. Pushtimi i Krimesë në vitin 2014 rriti fuqinë e tij edhe më shumë.
Dhe sipas analistëve politikë, biznesmenëve dhe politikanë të shumtë të opozitës ruse, ai nuk do të ndryshojë këtë qasje tani. Ata sugjerojnë se mobilizimi përgjatë kufirit nuk shihet si një prelud i luftës, por thjesht për të krijuar një ndjenjë konflikti dhe krize në vend, duke mbështetur kështu regjimin dhe duke tronditur Perëndimin.
Dhe këto synime tashmë janë arritur. Daullet e luftës kanë rritur inflacionin, pandeminë e furishme dhe korrupsionin. Kërkesat që Rusia i ka bërë NATO-s – që ajo të braktisë një politikë të dyerve të hapura ndaj anëtarëve të rinj, të ndërpresë aktivitetin ushtarak në vendet e Europës Lindore dhe Qendrore dhe të heqë dorë nga sistemet e ndryshme raketore kanë sjellë një takim të nivelit të lartë që të kujton përballjet e superfuqive të luftës së ftohtë, raporton abcnews.al
Në mediat ruse, refuzimi i këtyre kërkesave nga NATO ka treguar se aleanca po ndjek një qasje agresive dhe Putin është një mbrojtës fanatik dhe i ashpër i vendit të tij. Reagimet e Perëndimit, duke përfshirë premtimet për të furnizuar më shumë armë Ukrainën, kanë shkaktuar rritjen e tensioneve. Ndërsa Alexei Navalny, një lider i opozitës, të cilin Putin u përpoq ta vriste në vitin 2020, tha nga burgu: “Perëndimi herë pas here bie në grackat elementare të Putinit, është kaq absurde”.
E gjithë kjo shpjegon pse disa vëzhgues në Rusi besojnë se ekziston mundësia që Putin të tregojë qartë qëllimet e tij dhe të largohet nga tavolina, duke rezervuar të drejtën për t’i përdorur ato “letra” ato më vonë. Duke pasur parasysh rreziqet që do të sillte lufta për ekonominë ruse, pasuritë e Putin dhe besimin e njerëzve, ata mendojnë se ai do të ishte i çmendur që të mos e bënte këtë.
Por kjo nuk do të thotë se ai e kërkon medomes diçka të tillë. Llogaritë e tij personale mund të jetë të ndryshme. Ai po bëhet gjithnjë e më i izoluar dhe mund të jetë i keqinformuar për disa gjëra, siç janë ndikimet ekonomike që priten. Një pjesë e tablosë është se kur në vitin 2014 kishte një plan të diskutuar gjerësisht për të pushtuar të gjithë jugun dhe lindjen e Ukrainës rusishtfolëse, Putin e hodhi poshtë atë. Kontrolli i Krimesë dhe një kryengritje destabilizuese në Donbas dukeshin si diçka pozitive. Marrëveshjet e Minskut, të cilat synonin një armëpushim, kërkonin një rol të ri federal për rajonet e vendit.
Kjo do t’i lejonte separatistët në Donbas të pengonin çdo lëvizje drejt Perëndimit. Por marrëveshjet e Minskut po zbehen dhe Ukraina ka mbetur një shtet unitar. Edhe pse nuk ka lëvizur drejt anëtarësimit formal në NATO gjatë tetë viteve, ajo ka përfituar shumë nga ndihma perëndimore, ushtarake dhe të tjera, e cila duket se do të vazhdojë ende, raporton abcnews.al
Dhe megjithëse Ukraina është më pak e cenueshme sot se sa ishte në 2014-ën. Ky është një argument për të ndryshuar rrjedhën e lojës sa më shpejt të jetë e mundur. Ekziston edhe një argument tjetër. Udhëheqësit rusë ngatërrojnë armiqtë në shtëpi me armiqtë jashtë vendit. Një komplot perëndimor për të shkatërruar Rusinë, i cili përdor si “agjentë të huaj” brenda dhe jashtë vendit (roli i caktuar për Ukrainën) i lejon Putin ta portretizojë veten si lider i vendosur.
Kjo është egoiste, por gjithashtu mund të jetë, në mënyrën e vet, e sinqertë. Dhe ndonëse nuk është tamam ngushëlluese, Putin mund të besojë se armiqtë e tij, Amerika dhe aleatët e saj po përpiqen ta heqin qafe atë.
Në një program të Abc News të transmetuar më 17 mars 2021, Biden ra dakort me pohimin e moderatorit se Putin ishte “një vrasës”. Duke iu referuar provave nga inteligjenca amerikane se Rusia kishte kërkuar të ndërhynte në zgjedhjet e Amerikës, ai tha se Putin do të “paguante një çmim” për veprimin e bërë, raporton abcnews.al
Putin mund ta ketë cilësuar si një kërcënim të drejtpërdrejtë. Njerëzit që e njohin presidentin thonë se ai është i fiksuar pas sigurisë së tij dhe tentativave për vrasje. Gjatë muajve të kaluar, kjo paranojë mund të jetë rritur edhe më shumë pas qëndrimit i izoluar për shkak të Covid-19.
Dy ditë pas komenteve të Biden, Putin dhe Sergei Shoigu, ministri i tij i mbrojtjes u larguan jashtë vendit. Kur u kthyen, Rusia filloi të vendoste trupa në kufirin e Ukrainës dhe në Krime. Më pak se një muaj më vonë, Putin publikoi një artikull për lidhjet historike midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila arriti në përfundimin se Ukraina nuk ishte më një shtet sovran, por një urë lidhëse amerikane. Ai e sheh këtë një sulm ndaj Ukrainës si një veprim mbrojtës, një luftë për mbijetesë kundër komplotit të Amerikës për të minuar sundimin e tij.
Nëse Putin zgjedh të përdorë disa ose të gjitha forcat që ka në dispozicion, kur ka gjasa ta bëjë këtë?
Mjetet për një ofensivë të madhe nuk do të grumbullohen plotësisht deri në mes të shkurtit, sipas një zyrtari europiano-lindor. Forcat ruse të grumbulluara në Bjellorusi pritet të plotësohen deri më 10 shkurt. Kjo tani është cilësuar si dita e fillimit për stërvitje të përbashkëta të quajtura “Allied Resolve”.
Putin mund të zgjedhë të ruajë marrëdhënie të mira me Kinën, pasi një luftë në Ukrainë do të përmirësonte marrëdhëniet e mira me të. Nëse është kështu, kjo do të krijonte një mundësi që midis fundit të lojërave dimërore më 20 shkurt dhe fillimi të pranverës, Rusia të fillonte sulmin e saj.
Mungesa e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe dobësia e forcave të saj të armatosura do të thotë se Rusia mund të pushtojë Kievin ndoshta aq lehtë sa forcat amerikane arritën në Bagdad në luftën e Irakut të vitit 2003.
Michael Kofman, një ekspert për forcat e armatosura të Rusisë në CNA, një institut kërkimi, mendon se Rusia mund të rrethojë Kievin, të marrë Odesën, një qytet bregdetar në jug të kryeqytetit dhe të ndajë vendin, duke lënë të pa pushtuar vetëm skajet e tij perëndimore, raporton abcnews.al
“Do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e kushtueshme,” theksoi ai por do ta bënte Putinin që rikthejë pjesën më të madhe të Rusisë historike dhe të krijojë një armë të re kundër NATO-s. ”
Duke marrë parasysh krahasimin me sulmin ndaj Bagdadit, problemi në këtë skenar është se çfarë do të ndodhë nesë Rusia fiton. Sipas disa vlerësimeve në vititn 2020, Rusisë do t’i duheshin rreth 80,000 trupa për të pushtuar Ukrainën lindore, duke përfshirë qytetet Donetsk dhe Kharkiv.
Një përpjekje më e madhe që përfshinte Kievin do të kërkonte shumë më tepër. Kjo është një arsye pse Qendra e Ukrainës për Strategjitë e Mbrojtjes, një institut kërkimor, e quan një “pushtim hibrid” më të mundshëm sesa një tradicional. CD-të thotë se një përpjekje e tillë do të përfshinte sulme kibernetike, dezinformim dhe operacione psikologjike si kërcënimet me bombë.
Kohët e fundit ka pasur disa qindra sulme me bombë në të gjithë Ukrainën që synonin shkolla, zyra politike dhe objektiva të tjerë joushtarakë. Nëse, duke demoralizuar popullsinë e Ukrainës dhe duke rraskapitur forcat e saj të sigurisë, një veprim i tillë solli vetë ndryshimin e regjimit, kjo është pozitive për Putin. Nëse jo, mund të bëhet një fazë përgatitore për diçka më intensive.
Raporti gjithashtu diskuton një “përshkallëzim të armatosur” në rajonin e Donbasit, prej të cilit vetëm 30% aktualisht kontrollohet nga separatistët pro-rusë. Putin ka pretenduar prej kohësh, së fundmi në dhjetor, se qeveria e Ukrainës po kryen gjenocid kundër pakicave rusishtfolëse në rajon. Mbrojtja e tyre mund të përdoret si pretekst për marrjen e pjesës tjetër të Donbasit.
Më 26 janar Vladimir Vasilyev, i cili drejton Rusinë e Bashkuar, partinë e Putin, tha në parlament, se “forcat ushtarake në rajonet e Luhansk dhe Donetsk po shtohen, njerëzit po vdesin, po vuajnë, dhe u janë shkatërruar pronat e tyre, duke u bërë thirrje vendit të ofrojë ndihmë për republikat e Luhansk dhe Donetsk për të penguar agresionin, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të tyre.
Vijat e frontit në Donbas pothuajse nuk kanë lëvizur prej vitesh. Shkatërrimi i tyre do të përfshinte një ndërhyrje të konsiderueshme dhe të dukshme ruse. Pavarësisht të gjithave, pushtimi i Donbasit haset me një pengesë të madhe. Në një artikull për Rusinë dhe Ukrainën, Putin shkroi se “Kiev thjesht nuk ka nevojë për Donbasin”.
Marrja e Donbasit mund të jetë një fitore afatshkurtër dhe në kontekstin e një lufte më të gjerë hibride mund të rrëzojë regjimin aktual. Por në periudhën afatmesme dhe afatgjatë do të kishte shumë gjasa të konsolidohej ose përshpejtohej në një lëvizje drejt Perëndimit nga pjesa tjetër e Ukrainës.
Një mundësi tjetër, do të ishte që Putin të përdorte forcat që ai ka dërguar në Bjellorusi për të konsoliduar kontrollin mbi vendin. Ndonëse i vjen keq, Aleksandër Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, mbështetet shumë te Rusia. Një aneksim efektiv i Bjellorusisë mund të detyrojë vendet e tjera të vendosin sanksione. Kjo do ta ndihmonte Rusinë për të vazhduar kërcënimin ndaj Ukrainës.
Dhe kjo do t’i lejonte Putin të formojë një nivel të ri kërcënimi për hendekun në Suwalki, një korridor i ngushtë që lidh Poloninë me Lituaninë, dhe tre shtetet baltike me pjesën tjetër të NATO-s.
Në krye të rreziqeve ushtarake janë ato politike dhe ekonomike.
Perspektiva e luftës ka shkaktuar tashmë rënien e bursave dhe rublës. Lufta do t’i përkeqësonte edhe më shumë gjërat. Opinioni publik rus po tregon shenja disonance. Shumica dërrmuese e rusëve fajësojnë Amerikën dhe Perëndimin për nxitjen e tensionit dhe provokimin e Rusisë. Por pavarësisht përpjekjeve propagandistike, rusët kanë një qëndrim gjithnjë e më pozitiv ndaj ukrainasve.
Të mësuar ta shohin veten si viktima, ata e shohin Ukrainën si: “Pengun e Amerikës”.
Shqetësimi që mund të ndiejnë rusët nga fakti se lufta mund të shkaktojë shumë viktima në Ukainë mund të jetë një arsye pse militarizmi i Kremlinit shkakton ankth dhe jo mbështetje. Siç shkroi kohët e fundit Lev Gudkov i Qendrës Levada, një grup sondazhi, “Një rus i zakonshëm nuk dëshiron të mbahet peng i kursit të çmendur të udhëheqjes së vendit; pasi ai kërkon të kujdeset për jetën e tij dhe mirëqenien e të afërmve të tij.”
Një luftë që ka zgjatur prej kohësh, në të cilën jo vetëm ukrainasit por edhe të rinjtë rusë kanë humbur jetën është tashmë e papranueshme. Shumë persona në Rusi mendojnë se përpara marrjes së ndonjë vendimi për pushtimin ose jo të Ukrainës, Putin duhet të këshillohet.
Por problemi është se Putin nuk po kërkon këshilla.
Ai e di shumë mirë se çfarë kërkon të arrijë.
/abcnews.al