The Weeknd ka dhënë një deklaratë të fortë drejtuar ‘Grammy Awards’, duke i quajtur të korruptuar. Arsyeja e kësaj deklarate ishte fakti që, këngëtari nuk mori asnjë nominim për çmimet e këtij viti.

‘Është mungesë respekti ndaj punës sime dhe fansave të mi që të merret ky vendim’, u shpreh ndër të tjera këngëtari.
Zyrtarët e Grammy’s u kundërpërgjigjën me diplomaci ndaj deklaratës së tij, duke zbuluar se numrat e të nominuarve po bien çdo vit, jo më kot ka shumë emra që meritojnë të vlerësohen, por nuk janë në lista.
Megjithatë, përfaqësues të shfaqjes së njohur, nuk kanë hequr dorë nga ftesa për të performuar që i kanë drejtuar The Weeknd.
Këngëtari pritet të jetë edhe pjesë e Super Bowl.