Home SHOWBIZ Themeluesja e “SKIMS” ka ndarë me të gjithë boton dy foto krah...

Themeluesja e “SKIMS” ka ndarë me të gjithë boton dy foto krah Pete ku duken më të afërt se kurrë

11

Kim Kardashian tashmë prej 4 muajsh është në një lidhje me humoristin e “Satuday Night Live” Pete Davidson.

Edhe pse kanë bërë disa herë dalje publike dhe madje kanë shkëmbyer një puthje pranë fotografëve, Kim kurrë nuk kishte postuar kurrë me Pete, të paktën deri tani.

Ditën e sotme, themeluesja e “SKIMS” ka ndarë me të gjithë boton dy foto krah Pete ku duken më të afërt se kurrë.

Në një intervistë për “Variety”, Kim tha se po planifikon t’i tregojë shikuesve se si ajo dhe Davidson u takuan për herë të parë, duke na zbuluar detajet që të gjithë duan të dinë për marrëdhënien e tyre.

Ajo më në fund ndihet e hapur për të folur për të dashurin e saj në ‘The Kardashians’ – emri i serialit të ri të familjes së saj, Kim tha se Davidson nuk do të shfaqet vetë në serial pasi nuk ka xhiruar me të..

“Nuk kam xhiruar ende me të”, tha Kim Kardashian për Variety. “Por nëse do të ndodhte një ngjarje dhe ai do të ishte aty, nuk do t’u thoshte kamerave të largoheshin”, vazhdoi ajo. “Mendoj se mund të filmoj diçka vërtet emocionuese, por nuk do të jetë pikërisht për këtë sezon.”