Kryeministri britanik, Boris Johnson do të gjobitet nga policia për organizimin e një feste ditëlindjeje gjatë kohës kur në vend ishin vendosur masat e rrepta antiCovid.
Zyra e shtypit e qeverisë konfirmon se kryeministri do të marrë sanksionin për “mbledhjen” festive që u organizua në dhomën e kabinetit qeveritar më 19 qershor të 2020.
Mes personave të tjerë të gjobitur janë dhe ministri i Financave, Rishi Sunak dhe bashkëshortja e kryeministrit Carrie Johnson.
Vendimi erdhi pas një hetimi të kryer nga policia e kryeqytetit për festat e jashtligjshme në Doëning Street.
Me këtë vendim, Boris Johnson bëhet kryeministri i parë në detyrë në Britaninë e Madhe që sanksionohet për shkelje të ligjit.
Por kjo gjë nuk duket se do të lihet me kaq nga opozita, e cila është bashkuar njëzëri dhe kërkon dorëheqjen e Johnson dhe për këtë arsye kanë kërkuar thirrjen e parlamentit, i cili aktualisht është pushim për shkak të Pashkëve.