Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit pasi theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.
I riu kishte dalë jashtë pavarësisht se gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Ky shtetas u arrestua nga policia pasi me datë 14 Tetor kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat për të vjedhur./