23-vjeçari me inicialet A.L është vënë në pranga, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar ndërkohë që qarkullonte me automjet.
Njoftimi i Policisë: DVP Shkodër
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar ndërkohë që qarkullonte me automjet.